Historia e dy shqiptarëve që pretenduan se ishin refugjatë nga Kosova për të fituar azil në Britani është bërë kryelajm në mediat britanike, dhe kjo pasi ata fituan gjyqin dhe tani presin të marrin një shumë të madhe parash si dëmshpërblim.

Pasi ishin vendosur në Britani dy Shqiptarët Dinjan Hysaj 21 vjeç dhe Agron Bakijasi, deklaruan se ishin refugjatë të ardhur nga Kosova dhe se kërkonin azil, por autoritetet britanike kanë zbuluar se ata kishin falsifikuar emrat dhe i kanë hedhur në gjyq për identitet të rremë. Por dy shqiptarët e kanë fituar betejën e tyre ligjore, edhe pse kanë mashtruar ata nuk mund të dëbohen më nga Britania sepse sipas avokatit të tyre ata nuk kanë vjedhur identitetin e askujt, thjesht kanë trilluar një emër të ri.

Kështu që nuk është e qartë kur përdorimi i një identiteti fals për të marrë nënshtetësinë nga një person do të rezultojë në shfuqizimin e dhënies së nënshtetësisë së tij.
Gjyqtarët thanë se vendimi ishte dhënë në “rrethana të pazakonshme” sepse Ministrja e Brendshme britanike Amber Rudd, e cila kërkon që ata të depërtohen, tani e pranon që gjykatat britanike nuk e kanë sqaruar siç duhet se cilat lloje të mashtrimit të identitetit mund të aplikohen që këtyre emigrantëve t’u hiqet nënshtetësia.

Kjo fitore e dy shqiptarëve do tu kushtojë taksapaguesve britanikë deri në 1 milion paund për tarifat ligjore.
Në vitet ’90 shumë kosovarë u zhvendosën drejt Britanisë për shkak të luftës ndërkohë që edhe shumë shqiptar të tjerë përfituan nga kjo gjë pasi shumica prej tyre u shtirën si Kosovarë vetëm që të pranoheshin nga shteti Britanik.
Burimi: The Telegraph

