Nga Shqipëria / E Premte 29 Dhjetor 2017, 13:01

Pamje të rralla: Përbindëshi i liqeneve ‘Loch Ness’ fotografohet në territoret e Shqipërisë

Një lajm se një krijesë e pazakontë e quajtur Loch Ness, është shfaqur në liqenin e Prespës në territoret Shqiptare, ka bërë xhiron në të gjitha mediat prestigjioze.

Mediat e huaja si ‘The mirror’ ose ‘The sun’, kanë shkruar ditën e sotme një artikull dedikuar një përbindëshi, që sipas banorëve vendas të territorit të Prespës është fotografuar dhe mendohet të jetë përbindëshi të cilit ja kanë vendosur emrin Loch Ness.

Sipas tyre për herë të parë kjo krijesë është fotografuar në Skoci dhe siç shprehen ato vazhdon të jetë ende gjallë dhe këtë herë po i kalon pushimet në Liqenin e Prespës në Shqipëri.

Videot e filmuara nga banorët e vendit kanë bërë xhiro në të gjithë botën, për vet faktin se kjo lloj krijese është shumë e pazakontë dhe thuhet se është unike në llojin e vetë.