Mbretëresha Elizabeth u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare më 8 shtator në Balmoral, por ka disa pyetje në lidhje me vdekjen e saj dhe veçanërisht certifikatën e saj të vdekjes.
Dokumenti në fjalë ka zbuluar se Mbretëresha vdiq nga “pleqëria”. Ai u nënshkrua nga vajza e saj, Princesha Anne. Vdekja e Mbretëreshës u regjistrua në Aberdeenshire më 16 shtator nga Sekretari i Përgjithshëm për Skocinë, Paul Lowe.

