Nga Shqipëria / E Premte 29 Dhjetor 2017, 12:12

Bleona nuk ndalet, darkon me një nga emrat më të rëndësishëm të modës në botë

Tashmë ë gjithë  e dimë se këngëtarja Bleona Qereti prej vitesh është larguar nga Shqipëria drejt SHBA-së për të vazhduar karrierën e saj atje. Mesa duket ajo e ka nisur me këmbë të mbarë pasi avash avash këngëtarja ka filluar që të krijojë profilin e saj artistik në Amerikë.

 

A post shared by Bleona (@bleona) on

Përveç pjesëmarrjeve të ndryshme nëpër evente të njohura ajo ka njohur edhe personalitete shumë të njohur të Hollywood-it, si aktorë të njohur por edhe vetë presidentin e SHBA-së Donald Trump, me të cilin nuk ka ngurruar të nxjerr edhe foto.

 

A post shared by Bleona (@bleona) on

Por së fundmi Bleona ka takuar dhe një personazh shumë të njohur të botës së modës dhe këtë gjë ajo e ka treguar nëpërmjet një postimi, ku shfaqet së bashku me Eva Cavallin, "Miss Universe" dhe gruaja e dizajnerit me famë botërore, Roberto Cavalli.

 

The one and only @eva_cavalli ❤️

A post shared by Bleona (@bleona) on

Nuk dihet nëse takimi i tyre është thjesht miqësor, apo Bleona po përgatitet për ndonjë projekt të ri, por lë t’ia lemë kohës ta zbulojë.

 

A post shared by Bleona (@bleona) on