Nga Shqipëria / E Enjte 29 Shtator 2022, 10:10

Ndahet nga jeta reperi shumë i njohur amerikan. Miku i tij e gjeti të shtrirë në dysheme

Reperi amerikan Coolio, i njohur për hitin e tij ikonik Gangsta’s Paradise ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare. Menaxheri i tij, Jarez Poset tha për mediat amerikane se artisti u gjet pa shenja jete në dyshemenë e banjës së shtëpisë së një miku në Los Anxhelos.

Shkaku i saktë i vdekjes së tij nuk është zbuluar ende. Megjithatë, menaxheri i tij Posey tha për TMZ, e cila raportoi fillimisht lajmin, se mjekët besonin se ai mund të kishte pasur një arrest kardiak.

Coolio, emri i vërtetë i të cilit ishte Artis Leon Ivey Jr, fitoi një Grammy për Gangsta’s Paradise, e cila ishte pjesë e kolonës zanore për filmin Dangerous Minds me Michelle Pfeiffer. Kënga vazhdon të dëgjohet gjerësisht dhe ka kaluar një miliard transmetime në Spotify.