Ditën e sotme është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës një shtetas 38 vjeçar i cili tre muaj më parë nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin, por ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës.
Raportohet se 38 vjeçari është DJ Cherry, dikur pjesë e emisionit të Arian Çanit. Identifikimi dhe arrestimi i tij është bërë i mundur vetëm tani.
“Ky shtetas më datë 19.06.2022, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin, por ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit”, ka njoftuar policia.
Burimi: News Bomb

