Këngëtarja Eleni Foureira është në pritje të ëmbël, por po e mban të fshehtë lajmin e bukur. Eleni ka anulluar të gjitha koncertet e këtij viti pikërisht për këtë arsye.

Burime pranë këngëtares bëjnë me dije për Kryefjalën, se Eleni po e mban larg vëmendjes mediatike shtatzëninë. Vetë ajo në rrjete sociale është munduar ta fshehë barkun në fotot e fundit.

Prej kohësh, Eleni është në një lidhje me futbollistin spanjoll Alberto Botia.

Edhe para disa muajsh mediat greke shkruajtën për një shtatzëni të mundshme të këngëtares me origjinë shqiptare, lajme të cilat ajo i mohoi.




