Pas largimit të papritur të saj nga emisioni ‘Xing me Ermalin’ dhe vendosja në ‘Shiko kush luan’ Fifi u komentua shumë nga mediat online, pasi u përfol se mes saj dhe Ermalit jo çdo gjë kishte përfunduar shumë mirë.

Kështu të paktën kanë treguar ata të dy nëpërmjet komenteve të ndryshme që kanë bërë për njëri-tjetrin.

Por mesa duket asgjë e tillë nuk qenka e vërtetë, pasi pak minua më parë ka qenë vetë këngëtarja Fifi ajo që ka bërë një postim me Ermal Mamaqin, duke treguar se marrëdhënia e tyre vazhdon po njësoj.

Ajo ka publikuar një foto ku ka shkruar “Ne prap se prap jem dosta” duke treguar kështu se pavarësisht të gjithave ata vazhdojnë të jenë miq.


