Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Shtator 2022, 00:12

Shkëlzen Berisha nxjerr fotot e papublikuara nga dasma me Armina Mevlanin

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë të dielën. Çifti mbajtën një dasmë përrallore me mbi 300 të ftuar, mes tyre personazhe të njohur nga politika, ekrani dhe muzika.

Teksa Armina ndau shpesh foto e video gjatë dasmës, Shkëlzeni ka vendosur të publikojë disa foto dy ditë më pas.

Në postimin e Shkëlzenit shihet se ka foto që nuk janë publikuar më herët dhe çifti duket kaq bukur duke pozuar krah njëri-tjetrit.