Nga Shqipëria / E Mërkurë 28 Shtator 2022, 00:12

Mesazhet e fshira në Instagram, Nevina sfidon Eros Grezdën

Nevina ka sfiduar Erosin me një ftesë në emision, duke marrë shkas nga deklarata e modeles Erjola Doçi. Kjo e fundi gjatë puntatës së kaluar në "E diell", e ka konsideruar frikacak Erosin, pasi sipas saj i ka fshirë mesazhet që ia ka shkruar në Instagram.

“Bëhu burrë”, ishte mesazhi i Erjolës në emision, pjesë të cilën Nevina do ta sqarojë.

“Po ta bëj publikisht ftesën për në emision. Ta sqarojmë një herë e mirë këtë punë”, i ka shkruar Nevina Erosit. A do ta pranojë futbollisti ftesën?