Ilda dhe Petro kishin dje takimin e tyre në "Përputhen", por shumë shpejt gjërat morën për keq kur Petro pranoi një kërcim me Orsiolën. Ilda u shpreh e ofenduar që në ditën e takimit të tyre, Petro kërceu me një vajzë tjetër ndërsa ai i tha se ka të drejtë të njohë të gjitha vajzat.

Pas debateve në studio, Ilda i hodhi tortën në fytyrë Petros dhe ky i fundit nuk e mori aspak inat Ildën. Në puntatën e sotme, Petro tha se i pëlqeu ky veprim.

"Unë e kam thënë që më pëlqen xhelozia dhe kam qejf kur e shprehin në çdo lloj forme", tha Petro.

