Pak ditë më parë u bë e ditur se Flori Gjini është larguar nga Top Channel pas kaq kohësh pjesë e këtij televizioni, ku e kemi parë si moderator në programe të ndryshme. Pas shkëputjes nga Top-Channel një rrugëtim i ri do fillojë për Florin.

Kryefjala.com bëri të ditur sot se moderatori është parë në ambientet e Euronews dhe se fillim të tetorit atë do ta shohim në një nga programet e këtij televizioni.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Flori, i cili ka postuar në Instastory një foto nga ekrani i Euronews dhe shkruan: "Shihem pas pak".


