Nga Shqipëria / E Enjte 28 Dhjetor 2017, 18:06

Flaka flet për jetën private, tregon se a është në lidhje dhe dëshirat që ka për të ardhmen

Flaka Krelani pa diskutim është një nga këngëtaret me zërin më të bukur në skenat shqiptare. Ajo kohët e fundit ka qenë pjesë e lajmeve rozë jo vetëm për muzikën por edhe për ndryshimet drastike që ka  bërë në pamjen e saj. Flaka së fundmi ka qenë e ftuar në 'Pop Culture' në Top Channel, ku dhe ka treguar diçka rreth vetes së saj dhe karrierës.

Gjatë intervistës këngëtarja nuk mund ti shpëtonte pyetjes se çfarë po ndodhte me jetën e saj, por Flaka është përgjigjur se ajo është aq e zënë me jetën profesionale sa që nuk ka fare kohë për tu marrë me jetën private.

“Unë jam e fiksuar pas muzikës, pas karrierës, pas veshjes. Nuk jam gati për të ndryshuar dhe për të marrë përgjegjësi të tjera…” – tha këngëtarja.

Ajo më pas ka treguar se dëshira e saj më e madhe është që të krijojë një familje shumë të madhe, dhe është shprehur që nuk dëshiron që partneri i saj në të ardhmen ta bëjë që të sakrifikojë dashurinë e madhe për muzikën.

 “Kam qejf të kem një skuadër futbolli, 5 me 5”, – tha ajo me të qeshur. Por ndërsa Dojna i kujtoi se nëse donte këtë, duhet të niste nga puna, ajo me humor iu përgjigj: “Atëherë duhet ta lë karrierën për të bërë këtë…”