Luiza Gega është kampione e atletikës, e cila ka ngritur flamurin shqiptar lart në garat më të forta ndërkombëtare. Por pak dimë për jetën e saj private. Gjatë puntatës së re të "Dance Albania", Ermal Mamaqi, e pyeti Luizën pas performancës nëse është e dashuruar.

Ermal Mamaqi: Dua të bëj vetëm një pyetje nga disa gra që çmenden atje tek lagja e mamit. A je e dashuruar ti? Se të gjithë, aman pyete, si i ka punët me djemtë?
Alketa Vejsiu: A mund të bësh një prezantim, sa vjeç je, ku banon, a je e martuar, ke fëmijë se shumë njerëz nuk dinë shumë gjëra për ty. Ke një profil shumë modest në publik, siç ke një profil shumë të shkëlqyer profesional.
Luiza Gega: Kjo është një pyetje që më bëhet shumë shpesh. Kur të vij nga Tanzania me luan atëherë do të… Ishte një batutë e Kastros. Për momentin nuk është se jam e dashuruar, kam një fokus… ndoshta sigurisht që jetës duhet t’i shijoj çdo gjë, por për momentin po shijoj këtë!
Ermal Mamaqi: Tixhe, je në rregull me përgjigjen?
Alketa Vejsiu: Ermal, dasmën e Luizës do e bëjmë bashkë në bashkëpunim.
Ermal Mamaqi: Gjej tashi ndonjë se e ke bursën lart.
Luiza Gega: Do hapim ofertat.
