Whitney Peck ka lënë Amerikën dhe që prej vitit 2016 jeton në Shqipëri. Në një rrëfim për emisionin "Ditë e re", ajo tregoi historinë e saj në gjuhën shqipe, të cilën e ka mësuar shumë mirë.

Whitney rrëfeu se kur erdhi në vendin tonë fillimisht është zhvendosur të jetojë në qytetin e Lushnjes. Ajo foli me shumë nostalgji për këtë periudhë të jetës së saj ku jetonte në Lushnje pasi adhuronte jetën e fshatit, e cila e bënte të ndihej mirë edhe e lirë.

Tashmë ajo është zhvendosur në Tiranë, por thotë se 'vdes' për Lushnjen.
