Nga Shqipëria / E Martë 27 Shtator 2022, 13:01

La gruan për refugjaten ukrainase, britaniku mbetet pa asnjërën

Britaniku, i cili u nda nga gruaja pasi u dashurua me refugjaten ukrainase është ndarë dhe nga kjo e fundit. Tony Garnett, 30 vjeç, la partneren e tij të 10 viteve Lorna Garnett, 28 vjeç, për Sofia Karkadym, 22 vjeç, të cilën e mirëpriti në shtëpinë e tyre në Bradford.

Majtas: Toni me ish-bashkëshorten, Lorna / Djathtas: Tony me ukrainasen, Sofia

Katër muaj më vonë, ai thotë se është ndarë me Sofian dhe e ka dëbuar nga shtëpia e tyre me qira, pasi e akuzoi atë se pinte alkool dhe ndërhyu në marrëdhënien me dy vajzat e tij.

Lorna

Lorna, nëna e dy fëmijëve të Tonit, u ka thënë miqve të saj se e dinte që ai dhe ukrainasja do të ndaheshin, por u befasua që ndodhi kaq shpejt.

Tony dhe Lorna

The Sun raporton se ajo nuk dëshiron të bashkohet me të. Thuhet se Lorna është lënduar nga veprimet e Tony-t, por ka mbetur e fortë dhe se i gjithë fokusi i saj ka qenë te fëmijët.

Tony dhe Lorna
Tony dhe Sofia