
Testet e personalitetit janë shumë të rëndësishme për të përcaktuar disa tipare të rëndësishme të karakterit tonë. Teste të ndryshme qarkullojnë në internet për ditë, por sot ne kemi një test shumë argëtues i cili do bazohet vetëm në 4 pyetje. Gjithçka që duhet të bëni është të kombinoni shkronjat e përgjigjeve tuaj dhe në fund do shikoni karakteristikat tuaja.
1.Jeni shumë i lodhur pasi kishit një javë të ngarkuar dhe aspak të mirë. Si do e kaloni fundjavën?
E: Do thërras miqtë dhe do shkoj në restorant ose në kinema ose do argëtohemi.
I: Do e fik telefonin dhe do rri në shtëpi, do shoh ndonjë episod të serialit tim të preferuar dhe do bëj një banjë të gjatë teksa lexoj një libër.
2. Cili nga këto përshkrime të përshtatet më shumë?
S: Gjëja më e rëndësishme për mua është çfarë po ndodh këtu dhe tani. Unë vlerësoj situatat e vërteta dhe i jap rëndësi detajeve.
N: Faktet janë të mërzitshme. Më pëlqen të ëndërroj dhe të bëj plane me mendje. Bazohem më shumë tek intuita ime sesa tek informacioni.
3. Një konkurrent i punëdhënësit tuaj po përpiqet t’ju joshë. Ju jeni me dy mendje pasi atje rroga është e lartë, por këtu stafi është i mirë. Për më tepër, kreu i departamentit tuaj iu ka dhënë fjalën se do t’i thotë shefave për ju kur ai vetë të largohet. Si do vendosni?
T: Do mësoj të gjitha informacionet e nevojshme për konkurrentin, do i marr këshilla menaxherit tim. Do e analizoj çështjen dhe do e gjykoj situatën me qetësi.
F: Do bëj si të ma ndjejë. Unë ndjek gjithmonë zemrën.
4. Vetëm 2 javë kanë mbetur nga dasma e miqve tuaj të ngushtë. Si po shkojnë pregatitjet?
J: Që një muaj më parë, kam zgjedhur muzikantin, kam bërë një kolazh me fotot e çiftit, kam shkruar një poemë, kam bërë gati veshjen, kam lënë takim me parukieren ose berberin. I kam të gjitha gati.
P: Pse të pregatitem? Do bëj qejf në dasmë. Fjalimin tim do e sajoj. Gjërat e bukura ndodhin spontanisht.
ESTJ – Ju jeni persona tepër praktik, ju pëlqen të keni dorën kudo duke planifikuar dhe organizuar gjithçka. Por mbi të gjitha, ju pëlqen të bindni njerëzit për drejtësinë tuaj dhe t'i bëni ata të mendojnë mënyrën se si mendoni. Ju shikoni në jetë realitetin dhe mbi të gjitha, besoni fakte. Ju jeni të apasionuar pas komunikimit, dëshironi të takoni njerëz të rinj dhe të kaloni kohë në parti. Ju kurrë nuk harroni të kujdeseni për të afërmit tuaj dhe e shprehni shumë dashurin ndaj tyre
ENTJ - Jeta për ju është ta jetoni atë deri në ekstrem. Kjo është mënyra se si ju e njihni veten dhe të tjerët. Duke qenë i rrezikshëm dhe trim, ju e keni shumë të lehtë për të filluar diçka të re. Në të njëjtën kohë, vlerësoni aftësitë tuaja, si pikat e forta, ashtu edhe dobësitë, mjaft mirë. Ju ndjeni tendenca të reja shumë mirë dhe jeni të hapur për ide të reja. Ju mendoni pozitivisht dhe e adhuroni sportin dhe gjithçka që lidhet me të.
ESFJ: Ju shkoni shumë mire me njerëzit dhe jeni shpirti i një feste. Jeni të vëmendshëm, të përkujdesur dhe gjithmonë gati për të ndihmuar, edhe nëse duhet të sakrifikoni interesat personale për të tjerët. Nga ana tjetër jeni të pavarur dhe nuk doni ndihmë për të arritur diçka. Doni vetëm mbështetje emocionale nga të tjerët.
ESTP: “Pjesëmarrja është më e rëndësishme se fitorja”. Kjo shprehje nuk është për ju. Ju bëni të pamundurën për të arritur atë çfarë doni. Nuk bëni kompromise dhe ecni sipas një plani.Jeni luftëtar i lindur, aktiv dhe i organizuar. Ju mund të vlerësoni objektivisht edhe situatën më stresuese dhe të jepni një përgjigje të shpejtë dhe të saktë.
ENFJ: Ju jeni tip emocional dhe keni shumë shprehi fytyre. Jeni të vëmendshëm ndaj emocioneve të të tjerëve dhe nuk ju shpëton as gënjeshtra më e vogël. Jeni xheloz dhe mosbesues në dashur. Shpesh ju ndodhin gjëra që i kishit parashikuar pasi keni intuitën t’i ndjeni gjërat para se të vijnë.
ENTP: Ju jeni prodhuesi i ideve, gjithmonë krijoni gjëra të reja. Përshtateni shpejt, edhe në një ambient jo familiar dhe i mësoni me lehtësi metodat e ndryshme të punës. Për shkak se nuk e pëlqeni rutinën, shpesh i ndryshoni sferat profesionale apo hobitë.
ESFP: Ju keni aftësinë të përcaktoni fatin e atyre që ju rrethojnë. Ju ndiqni interesat personale. Krijoni idenë e një personi të thjeshtë. Nuk ju pëlqen ta harxhoni kohën kot. Doni rezultate të shpejta dhe i urreni burokracitë.
ENFP: Jeni energjik dhe kureshtar. Jeni një kombinim i introvertit dhe ekstrovertit, gjë që ju bën të kaloni mire me njerëzit. Jepni këshilla shumë të mira. Ju e perceptoni jetën me gjithë diversitetin e mundësive të saj. Keni imagjinatë të pasur dhe inteligjencë të lartë. Jeni person harmonic dhe të aftë të mbani balancën edhe kur koha i ndryshon gjërat.
ISFP: Ju gjeni gëzim edhe në gjërat më të vogla, ja dilni edhe me rutinën apo monotoninë. Ju pëlqen të ndiheni të dëshiruar. I ndihmoni gjithmonë të tjerët dhe nuk konfiktoheni kurrë. Ju pëlqen t’i argëtoni të tjerët dhe t’i bëni të qeshin. Jeni me këmbë në tokë, praktik, i kujdesshëm dhe partner/e i/e besueshëm/e.
INTP: Ju jeni intelektuan dhe filozof. Nuk pëlqeni të shpreheni shumë, Doni rehatinë tuaj. I merrni vendimet me kujdes dhe i analizoni gjërat. Jeni shumë sensitive kur bëhet fjalë për ndryshim. Jeni shpeshherë të tensionuar dhe përpiqeni gjithnjë të mblidhni fakte, mendime dhe ide.
ISTP: Ju nuk nxitoheni për të marrë vendime dhe i peshoni mire gjërat. Jeni gjithmonë i përpiktë në orar. Bazoheni tek ndjenjat dhe opinoni juaj mbi gjërat është shumë objektiv dhe specific. Jeni të komunikueshëm, por kur shikoni mungesë sinqeriteti, as nuk doni të komunikoni fare.
ISTJ: Të mendueshëm, të besueshëm dhe qëllimi juaj ëllimi juaj është rezultati final. Jeni strikt dhe shqetësoni edhe për gjërat më të vogla. Ju nuk jetoni me ëndrra, por këtu dhe tani.