Nga Shqipëria / E Hënë 26 Shtator 2022, 23:11

Ilir Shaqiri 'masakron' Igli Zarkën: Kjo ishte cha-cha më e ngordhur që kam parë ndonjëherë

Në puntatën e sotme të "Dance With Me", Tv Klan, aktori Igli Zarka u shpreh se konkurrenti i vetëm që ndjen është Dioni dhe se kanë një sfidë të fshehtë bashkë. Ky koment i tij nuk u prit aspak mirë nga kryetari i jurisë, Ilir Shaqiri.

Ilir Shaqiri: Do përpiqem ta shpjegoj pak më saktë atë që tha Ermali, për mua kjo ishte cha-cha më e ngordhur që kam parë.

Ermal Mamaqi: Unë nuk isha deri këtu.

Ilir Shaqiri: Ta them unë pse, sepse shikimin, ti mendon se të tjerët nuk e shikojnë, por shikimi perceptohet edhe kur je në shpinë, sepse është thjesht qëndrimi i kokës poshtë dhe duket qartë. Të njëjtën gjë koreografia.

Igli Zarka: Ti paske shënimet e djeshme akoma. Mos lexo të djeshmet.

Ilir Shaqiri: Jo, nuk mbaj shënime. Unë thjesht gjykoj për atë që shikoj. Padjeshka më pëlqeu dhe kishte vlerë sepse ishte e shpejtë, ama gjithë kusuri tjetër, përfshirë edhe fillimin e koreografisë, që ti je DJ dhe dëgjon muzikën, për mua, unë nuk jam aktor, por meqë aktrimi është pjesë e kërcimit dhe e kemi studiuar dhe ne balerinët këtë gjë, prandaj di ta vlerësoj. Se të ishte punë këngë, do rrija në qetësi. Nga ana autoriale për mua ishe dobët. Kjo është situata në atë që për mua përcillet në një cha-cha të fikur. Ai hapin e mbajti, por nuk ka theks. 

Igli Zarka: Nuk kam theks balerini, është e vërtetë.

Ilir Shaqiri: Kur kam një figurë në këtë rast si Igli që arrin dhe sfidon një balerin si Dioni dhe i trembet vetëm Dionit. Apo as Dionit nuk i trembet…

Igli Zarka: Jo thjesht, nuk thashë s’i trembem, por nëse unë dua të mësoj dua të mësoj nga ai që ka 30 vite që kërcen. 

Ilir Shaqiri: Domethënë gjithë të tjerët janë baraz me zero, sipas teje.

Igli Zarka: Po unë sfidoj gjithmonë më të mirin.

Ilir Shaqiri: Pra ti sfidon Dionin.

Igli Zarka: Po. Por po dola në sfidë me Dionin, normalisht fiton Dioni.