Valon Shehu në “Dance With Me” tregoi se kur merrej me bodybuilding merrte steroide. Si rrjedhojë ai kishte shumë epsh për të kryer marrëdhënie seksuale 2-3 herë në ditë.

“Pyes për një shokun tim, ato pilulat që pi ku blihen, si quhen?”, i tha Ermali duke shkaktuar shumë të qeshura në publik. “Ta them pastaj”, iu përgjigj Valoni duke shtuar: Ermali e do për vete, jo për shokun.

Alketa: I ke lënë ti steroidet? Nuk i pi më?
Valoni: Jo
Alketa: Ke pirë steroide për të ndihmuar në zhvillimin e muskulaturës dhe pastaj kuptove që është një stimul artificial që…
Valoni: Shumë. Tri orë flija dhe 3 herë duhet të bëja seks në ditë.
Ermali: E dëgjuam një herë këtë prandaj pyeta për shokun.
Valoni: Ermali thotë pyes për një shok, po e ka për vete unë e di.



