Nga Shqipëria / E Hënë 26 Shtator 2022, 17:05

Si në përralla, Armina nxjerr fotot e para nga dasma

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha u martuan mbrëmë me një dasmë madhështore që mori vëmendjen e të gjithëve, përfshirë publikun dhe mediat.

Dasma vazhdon të komentohet dhe sot. Së fundmi, Armina ka publikuar në rrjete sociale fotot e para nga dasma. Ajo duket si një princeshë teksa ka pozuar me buqetën e luleve në duar.

Në një prej fotove Armina shfaqet dorë për dore me Shkëlzenin.