Armina dhe Shkëlzeni kurorëzuan mbrëmë dashurinë e tyre në martesë me një dasmë ku ishin të ftuar shumë personazhe të njohur. Pjesë e dasmës u bë papritur edhe moderatori dhe gazetari i njohur, Blendi Salaj.
Ai tregoi sot në “Wake Up” se si përfundoi padashje në dasmën e Arminës. Blendi tha se ishte nisur me disa miq në vendin ku u mbajt dasma, por pa e ditur se aty po zhvillohej dasma.

“Si e diel që ishte vendosëm që së bashku me dy miqtë tani dhe fëmijët të shkonim për drekë diku. I takuam dhe vendosëm të shkonim në një Agroturizëm që nuk kishim qenë ndonjëherë. Kur arritëm pamë disa shenja provizore që lexonin: Dasma e Arminës dhe Shkëlzenit. “Mos” thashë: “Qenka i mbyllur për eventin!” I morëm në telefon por sigurisht ishin mbyllur. Dhe kështu unë shkova i paftuar në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit!”, tregoi Blendi.
