Armina dhe Shkëlzeni u martuan mbrëmë me një dasmë madhështore që mori vëmendjen e të gjithëve dhe vazhdon të komentohet edhe sot. Një veçanti e dasmës ishte dhe veshja që kishin zgjedhur dasmorët, ku pjesa dërrmuese ishin me fustane ose kostume në ngjyrë të zezë.

Nuk mund të themi se ky ishte kodi i veshjes, pasi kishte të ftuar të tjerë që mbanin veshur edhe ngjyra të tjera, megjithatë më poshtë po ju sjellim disa foto sesi u shfaqën personazhet e njohur të ekranit në dasmën e çiftit.











