Poni është një nga këngëtaret më të pëlqyera të muzikës popullore, e cila për jetën e saj private tregohet gjithmonë shumë e rezervuar. Ajo rrallë herë poston foto të bashkëshortit dhe të djalit të saj, pasi gjithmonë ka dashur që ti mbaj ata larg syrit të publikut.
Por në këto kohë festash ku dashuria është më e madhe, edhe Poni ka postuar një foto me të birin duke e cilësuar atë moment si më të veçantin e 2017.
Ajo shfaqet në një foto me djalin e saj dhe të dy janë veshur mjaft bukur, duke ju përshtatur këtyre ditëve festive. Në foto shihet teksa djali i saj i jep një puthje plotë dashuri mamasë së tij.
Pranë fotos këngëtarja ka shkruar: “Puthja më e ëmbël për 2017”.

