Nga Shqipëria / E Diel 25 Shtator 2022, 21:09

Ushqim tradicional dhe enë njëpërdorimëshe, detaji i veçantë në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit

Armina dhe Shkëlzeni po kurorëzojnë sonte dashurinë e tyre në martesë. Dasma me mbi 300 të ftuar ka mbledhur personazhe të njohur të ekranit e politikës. Ndërkohë një detaj i rëndësishëm i çdo dasme është dhe ushqimi.

Xing.al ka arritur të sigurojë disa foto nga pjatat e servirura, të cilat kanë një veçanti dhe duke qenë se dasma po kremtohet në një agroturizëm i është vënë theksi ushqimit tradicional shqiptar.

Lugët janë prej druri dhe enët njëpërdorimëshe. Siç shihet edhe nga fotot ushqimi duket të jetë ndryshe nga dasmat e tjera, ç’ka e ka bërë të veçantë përzgjedhjen e Arminës mbi pjatat që do u serviren dasmorëve.