Nga Shqipëria / E Diel 25 Shtator 2022, 20:08

'Arritja më e madhe e Shkëlzenit është se arriti të fitojë zemrën e Arminës', fjalimi i Berishës në dasmën e të birit:

Dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit e ka hapur ish-kryeministri Berisha, i cili ka mbajtur një fjalim. Në fjalimin e tij, Berisha është shprehur se merita më e madhe e Shkëlzenit është që ka arritur të fitojë zemrën e Arminës.

“Merita më e madhe e Shkëlzenit, është se arriti të pushtojë zemrën e Arminës”, ka thënë Berisha mes të tjerave.

Ndërkohë Armina ka shkuar në dasmë me makinën “Lincoln” të viteve 60’. Ajo do të mbajë veshur tri fustane.

Në dasmë janë 300 të ftuar, mes tyre personazhe të politikës e të showbizit.