Nga Shqipëria / E Diel 25 Shtator 2022, 17:05

Harrojini ditët me diell, javën e ardhshme fillon shiu

Kjo e diel është dita e fundit e muajit shtator me rreze dielli, pasi duke filluar që nesër (e hënë 26 shtator) dhe përgjatë gjithë javës mbi vendin tonë do të mbizotërojnë vranësirat dhe reshjet e shiut në të gjithë territorin.

Ndërkohë që temperaturat pritet të kenë një zbritje të lehtë sa u përket vlerave të larta, ndërkohë që ato të ulëtat do të pësojnë një rritje prej 3 gradësh krahasuar me mëngjeset e freskëta që po lëmë pas.

Gjatë gjithë javës në të gjithë territorin do të ketë rrebeshe shiu të shoqëruara herë pas here shkarkesa elektrike.

Burimi: abc