Nga Shqipëria / E Diel 25 Shtator 2022, 13:01

Në një lidhje dashurie, Rosela Gjylbegu pozon për herë të parë me partnerin

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Rosela Gjylbegu është treguar gjithmonë shumë hermetike rreth jetës së saj private. Mirëpo vetëm së fundmi ajo i ka habitur të gjithë me një postim në rrjete sociale.

Rosela ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie, teksa ka publikuar në rrjete sociale një foto pranë partnerit. Këngëtarja shihet e buzëqeshur teksa postimin e ka shoqëruar me dy zemra.

Ajo nuk ka zbuluar asnjë detaj rreth njeriut që i ka marrë zemrën.