Nga Shqipëria / E Diel 25 Shtator 2022, 13:01

Sistemi shqiptar u sulmua tre herë nga hakerat iranianë, ekspertët: Kjo është luftë

Tri here brenda kësaj vere hakerat iranianë sulmuan sistemin shqiptar duke shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm dhe duke rrezikuar sigurinë kombëtare. Ekspertët kanë folur së fundmi në emisionin "Vetting" për agresion në rritje të paktën të sulmeve klibernetike pa përjashtuar përpjekje të tjera nga qeveria iraniane.

Sipas ekspertit të kriminalistikës, Ervin Karamuco kjo është një luftë, por ndryshe nga luftrat me të cilat jemi mësuar deri më tani. “Kjo është luftë, një luftë e pashpallur, një luftë jo konvencionale, nuk do ti shikojmë kurrë ushtarët iranianë në llogore pranë nesh, ose përballë me ne ekran, do ti shikojmë në sistemet tona të dobëta, do ti shikojmë në dëmet që po na shkaktojnë nga dita në ditë”, është shprehur ai.

Ekspert i rrjeteve kompjuterike, Erion Demiri: “Nëse do të ketë sulme të tjera sulme kibernetike do të ketë gjithmonë dhe do të vijnë duke u rritur. Kjo nuk ka të bëjë me këto sisteme specifike, kjo ka të bëjë me faktin që ne po shkojmë drejt një dixhitalizimi gjithmonë edhe më të madh, duke shkuar drejt një dixhitalizimi penetrimi i dixhitalizimit në jetët tona automatikisht kuptohet dhe rritja ka ndodhur në gjithë botën, statistikat tregojnë vetëm rritje të sulmeve kibernetike, është një problematikë e vogël që po rriten ato që quhen sulme kibernetike më inteligjente”.

Burimi: ABC News