Mbrëmjen e së premtes deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka martuar vajzën. Në rrjete sociale janë publikuar foto nga dasma ku shihet se të ftuar kanë qenë familjarë, miq e deputetë të njohur të Partisë Demokratike si Enkelejd Alibeaj, Luçiano Boçi, Agron Gjekmarkaj, Gazment Bardhi, Xhelal Mziu dhe të tjerë.
Në një prej fotove Sula shihet duke kërcyer vallëzim me të bijën dhe ky ka qenë padyshim një ndër momentet më të ndjera të dasmës.



