Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Shtator 2022, 16:04

Pak para dasmës, Armina zbulon detajin e veçantë nga fustani i nusërisë

Armina Mevlani do i thotë po Shkëlzen Berishës në një dasmë madhështore që do të mbahet ditën e nesërme. Armina po merret me përgatitjet më të fundit dhe sot ka zbuluar një detaj nga velloja e saj. 

Blogerja ka treguar një pjesë nga velloja ku është qëndisur “Dashuria është përgjigjja".

Armina ka zbuluar se zgjodhën ta mbajnë dasmën në shtator pasi vjeshta është një stinë që e pëlqejnë të dy. Moderatorja e njohur ka zgjedhur 3 fustane për dasmën e saj.