Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Shtator 2022, 12:12

Pas të pasmeve, Kim Kardashian zvogëlon dhe gjoksin

Pasi u përfol se Kim ka vendosur të heq qafe të pasmet e saj të famshme sepse dëshiron të duket më e dobët, një tjetër ndryshim është vënë re në trupin e miliarderes.

Paraqitja e Kim Kardashian në “The Late Late Show with James Corden” është komentuar gjerësisht në rrjet, pasi shikuesit mendojnë se ajo ka zvogëluar gjoksin. 

41-vjeçarja u shfaq me një fustan argjendi, por fansat vunë re se gjoksi i saj është më i vogël se sa dukej më parë.

Fansat mendojnë se Kim ka hequr implantet e gjoksit.

Disa ndjekës të tjerë thonë se trupi i saj ka ndryshuar që nga lindja e fëmijës së tretë, por në fakt  Kardashian solli në jetë fëmijën e saj të tretë nëpërmjet një nëne surrogate.