Nga Shqipëria / E Premte 23 Shtator 2022, 23:11

Si vazhdoi njohja mes Ornelës dhe Klejdit pasi dolën nga Kepi i Tundimeve

Kur qëndrimit në “Kepin e Tundimeve” i erdhi fundi, Ornela deklaroi se pëlqen Klejdin. Dy konkurrentët i shprehën njëri-tjetrit pëlqimin që kishin teksa udhëtonin me anije. Gjatë reality shoë-t, Ornela flirtoi dhe me Gabrielin, por këtij të fundit i sqaroi se mes tyre nuk mund të ketë asgjë. Por, a vazhdoi njohja mes Ornelës dhe Klejdit jashtë “Kepit të Tundimeve”?

Ornela thotë se tashmë, secili sheh “punët e veta”.

“Dolëm nga Kepi, secili pa angazhimet e veta. Jemi takuar dy-tre herë, por nuk pati asnjë më tepër. Nuk shkoi më tej. Kemi stil jetese të ndryshme”.

Por me humor, Ornela tha se është e sigurt që “Klejdit i pëlqejnë më shumë biondet se flokëkuqet”, duke iu referuar afrimitetit që Klejdi pati me të dhe me Anxhelën.