
Moderatoren Fatma Haxhialiu do ta shohim si aktore në skenën e teatrit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një postimi në rrjete sociale.
Asaj i është besuar roli kryesor nga Kico Londo dhe do të luajë krah aktorëve të mëdhenj si Mariana Kondi dhe Julian Deda në komedinë "Një dasmë e hatashme".
"Projekti im i ri do të jetë një komedi në skenën e Teatrit Shëtitës Cajupi. Roli kryesor m'u besua me shumë vlerësim nga Kico Londo dhe jam sa e emocionuar aq edhe e privilegjuar për një eksperiencë kaq të jashtëzakonshme. Jeni gati të më shikoni këtë herë si aktore teatri?", ka shkruar Fatma në rrjete sociale.