Nga Shqipëria / E Premte 23 Shtator 2022, 13:01

Mozzik foli për arsyen e ndarjes, Loredana i përgjigjet publikisht: Jam lodhur duke...

Mozzik publikoi së fundmi një këngë shumë të ndjerë dedikuar Hanës të titulluar "Të dua". Ai tregon historinë e tij si një baba që vuan se është larg së bijës.

Mes të tjerash reperi ndalet te ndarja e tij nga Loredana. “Askush nuk e di arsyen time, mos m’lypni arsyetime, portalet shkrujnë për klikime, flasin, shpifin për jetën time. Hanë, e di dhe pak ke me m’pyt pse me mamin na u ndamë, ka me kanë ma mirë une sen mos me thanë, se po t’kallxova osht tepër e ran”, shprehet Mozzik.

Menjëherë pas këngës ka ardhur një reagim dhe nga Loredana. Ajo ka publikuar në Instastory një fragment të këngës "Emotionally Scarred" ku thuhet: 

“Nuk kam asgjë kundër teje, jemi njerëz, të gjithë përballemi me situata.Por jam lodhur duke u ndjerë e lodhur. Ajo pjesë e imja ka vdekur.”