Dita e djeshme ishte një ditë e veçantë për ish-konkurrenten e Big Brother dhe modelen Françeska Jaçe, pasi ajo ka festuar ditëlindjen e saj. Sigurisht që nuk mund të mungonte një festë madhështore për të festuar këtë ditë speciale.
Ajo ka organizuar një darkë ku të pranishëm ishin të gjithë miqtë e saj si Olti Curri, Zaimina Vasjari, Graciano, Enca e shumë të tjerë, ku binte në sy organizimi luksoz dhe dhuratat e shtrenjta.

Por pavarësisht se gjithçka dukësh shumë bukur mesa duket ka ndodhur dhe një incident i vogël që siç e ka përshkruar dhe Françeska ka qenë për sy të keq.

Sipas ‘Gazetës Express’ në një moment kanë marrë flak trëndafilat që ajo kishte vendosur në tavolinë dhe ka qenë Olti Curri ai që ka nxituar ta fik zjarrin. Por edhe pas këtij incidenti të vogël, festa madhështore ka vazhduar normalisht.




