Nga Shqipëria / E Premte 23 Shtator 2022, 10:10

Përvjetori i martesës, Elita bëhet më romantike se kurrë (Foto)

Sot është një ditë e veçantë për Gjikon dhe Elitën. Dyshja festojnë përvjetorin e martesës dhe Elita nuk e ka kursyer një urim publik.

Moderatorja ka publikuar në rrjete sociale foto nga dasma e tyre, shoqëruar me dedikime romantike.

“Je i vetmi që dua të bezdis gjithë jetën. Dua të ecim përdore kur të jemi 80 vjeç dhe të themi: “Ia dolëm”. Këta sy, i dashur…nuk gënjejnë kurrë!”, ka shkruar Elita.