Nga Shqipëria / E Enjte 22 Shtator 2022, 17:05

Mark Zuckerberg baba për herë të tretë

Shefi ekzekutiv i Meta (Facebook), Mark Zuckerberg do të bëhet baba për herë të tretë. Zuckerberg njoftoi përmes rrjeteve sociale se ai dhe gruaja e tij Priscilla Chan janë në pritje të vajzës së tyre të tretë që do të vijë në jetë vitin e ardhshëm.

“Shumë dashuri. I lumtur të ndaj që Max dhe August do të kenë një motër të re vitin e ardhshëm!”, shkroi në Instagram Zuckerberg. 

Çifti ka dy vajza, Max dhe August, të lindura 2015 dhe 2017.

Chan dhe Zuckerberg u takuan në Harvard në vitin 2003 në një festë dhe janë të martuar prej një dekade.