Nga Shqipëria / E Enjte 22 Shtator 2022, 13:01

Në një lidhje të re, Cozman nxjerr foton nga Roma me vajzën bjonde

Në muajt e fundit të vitit 2021 Cozman i dha fund lidhjes me Fjollën, një vajzë e panjohur për publikun, por që shumë shpejt u bë ndër më të komentuarat për lidhjen me reperin.

Ai e ka lënë pas krahëve këtë histori dhe duket se ka nisur një romancë të re. Cozman ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shihet duke drekuar në Romë me një vajzë bjonde.

Reperi nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth vajzës që i ka marrë zemrën.