Ajo ka qenë konkurrente në edicionin e 5 të Big Brother ku dhe ra në sy për tipin mjaft të shkathët dhe bukurin e saj.

Bëhet fjalë për ish-konkurrenten, Klaudia Veseli , e cila mesa duket është në një lidhje me një tjetër konkurrent të këtij reality show-t qe ka qenë pjesë e edicionit të 6, Arsim Berisha.

Edhe pse çifti nuk kishte dal në ndonjë dalje publike për të treguar se ishin në një lidhje, mesa duket gjërat midis tyre po shkojnë shumë seriozisht.

Sipas disa fotove që ka postuar Arsimi së fundmi, dallohet Klaudia e cila është shtatzënë në muajin e fundit dhe pritet që shumë shpejt çifti të bëhen prindër të një fëmije.



