
Paris Hilton ka ofruar një shpërblim të madh për personin që mund të gjejë qenin e saj Diamond Baby. Hilton po kalon momente të vështira pasi qeni i saj është zhdukur.
Përmes një sërë postimesh në rrjetet sociale ajo u bën thirrje ndjekësve të saj për ndihmë. Sipas Daily Mail, trashëgimtarja 41-vjeçare ka postuar në Instagram një poster të qenit të saj të zhdukur, të quajtur Diamond Baby.
“Nëse keni ndonjë informacion mbi vendndodhjen e Diamond Baby ose besoni se e keni parë atë, ju lutemi kontaktoni [email protected]”.