Arjola Demiri dhe Monika Lubonja i kanë dhënë fund hatërmbetjeve e mesa duket janë pajtuar. Dy aktoret, të cilat ishin të pandashme gjatë "Big Brother VIP", e prishën miqësinë pas daljes nga shtëpia.

Shpeshherë në rrjete sociale nuk kanë munguar thumbimet dhe ironitë ndaj njëra-tjetrës. Por Monika i ka surprizuar të gjithë me veprimin e saj të fundit duke uruar publikisht Arjolën për ditëlindje.

“U bëfsh 100 vjeç Arjola. Me një zemër të pastër si gjithmonë të uroj gjithë të mirat, suksese kudo! Të puth dhe sa më bukur kalofsh sot!”, është shprehur Monika në një video në postuar në Instagram duke etiketuar edhe Arjolën. Kjo e fundit e ka ripostuar videon, por pa dhënë asnjë koment.

