Dita e sotme është një ditë e veçantë për aktoren dhe moderatoren Rudina Dembacaj, pasi ajo si sot para një viti u bë nënë e një vajze të cilën e quajti Vikoria.

Për të uruar vajzën e saj, Rudina ka postuar një video nga moment i lindjes dhe siç është shprehur dhe ajo ky ishte momenti që i ndryshoi jetën plotësisht.

"Viktoria ime,sot 1 vjec!⤠Drita e syve te mi, gjithcka kam...Kete video e shoh te plote,çdo dite ,dhe perlotem nga emocioni, njesoj si nje vit me pare! Viktoria ime,qe kur me ke bere "nene" jeta ime ka marre shume me shume kuptim,me ke mbushur me dashuri!",ka shkruar aktorja përkrah videos.
Siç ka treguar edhe vetë aktorja në një intervistë për ‘Revistën Class’, në fillim e pati shumë të vështirë të përshtatësh me mëmësinë por tani ajo ndihet e kompletuar, pasi bënë edhe moderatoren dhe autoren e programit të saj, gjithashtu edhe aktoren dhe mamanë.

Ndërkohë çifti për të festuar këtë ditë të veçantë që u ndryshojë jetën, kanë udhëtuar drejt Disnay Land për ta bërë ditëlindjen e parë të Viktorias të paharrueshme.


