Para disa ditësh këngëtarja e njohur Adelina Tahiri bëri publike se ajo kishte thënë ‘Po’ propozimit për martesë që partneri i saji bëri. Por edhe pse ajo nuk deshi që të zbulonte identitetin e tij, shumë shpejt qarkulluan dhe fotot ku u bë e ditur se i fejuari i këngëtares është milioneri maqedonas Serjozha Markov, u përfol madje se ata edhe kishin kryer celebrimin e martesës.

Por një gjë të tillë Adelina e ka pranuar vetëm sot kur ka publikuar disa foto nga moment i celebrimit. “Jam zyrtarisht e martuar” ka shkruar pranë fotos këngëtarja.
Ndërkohë sipas Prive.al çifti po përgatitet për një dasmë madhështore që do të zhvillohet në prill të këtij viti.
