Pak ditë pasi modelja e Victoria's Secret, Behati Prinsloo konfirmoi se është shtatzënë për herë të tretë, bashkëshorti i saj Adam Levine po akuzohet për tradhti. Një modele Instagrami Sumner Stroh ka publikuar një video TikTok në të cilën pretendon se ka pasur një aferë me këngëtarin.

Madje Stroh deklaroi se në qershor, Levine i dërgoi mesazh në Instagram duke e pyetur nëse është në rregull që ai dhe gruaja e tij t’i vënë emrin e saj fëmijës së tyre të ardhshëm. Mesazhi ishte: “Ok pyetje serioze. Unë jam duke pritur një fëmijë tjetër dhe nëse është një djalë, dua ta quaj Sumner. A je në rregull me këtë?”

Në TikTok-in e saj, Stroh kujton se “ka pasur një lidhje me një burrë që është i martuar me modelen e Victoria’s Secret”. “Isha e re, isha naive. Dhe dua të them, sinqerisht, ndihem e shfrytëzuar. Unë nuk isha pjesë e skenës si tani. Kështu që u manipulova shumë lehtë.”

“Jam e sigurt që e dini se kush është Adam Levine. Unë dhe Adami po takoheshim për rreth një vit. Pasi ndalova së foluri me të për disa muaj, ai u kthye në jetën time”, tregoi modelja.

Sa i përket arsyes pse Stroh vendosi të ndajë historinë e saj tani, ajo shpjegon në fund të videos se “u dërgoi disa mesazhe miqve që mendonte se i besonte dhe njëri prej tyre kishte tentuar t’ia shiste një tabloidi, kështu që i publikoi vetë.”

Deklarata e saj po bën bujë në mediat e huaja dhe pak më parë modelja ka kërkuar falje që e bëri publike duke u shprehur se asokohe mendonte që martesa e Levine me Prinsloo kishte marrë fund.
