Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Dhjetor 2017, 19:07

Ja këngëtarët që do të performojnë në koncertin e Vitit të Ri

Si çdo vit edhe këtë fundvit në Tiranë do të realizohet një koncert madhështor në momentin e ndërrimit të viteve. Ai do mbahet në  sheshin Skënderbej dhe qytetarët e Tiranës do kenë mundësi që në momentet e fundit të 2017 të dëgjojnë këngëtarët  më të kërkuar në Shqipëri.

Sipas Bashkisë së Tiranës, koncerti do të nisë rreth ores 22:10 dhe këngëtarët që do të performojnë do të jenë Elhaida Dani, Tiri & Band, Kastro Zizo, Beatrix Ramosaj, Elgit Doda dhe Ronela Hajati.

Përveç koncertit, Bashkia është kujdesur që të realizojë dhe shumë surpriza të tjera dhe sigurisht nuk do mungojë as spektakli i fishekzjarrëve.