Këngëtarja Dafina Zeqiri prej kohësh është larguar nga Shqipëria për të vazhduar karrierën e saj në Amerikë, ku dhe ka lancuar albumin e saj të quajtur ‘King’. Ajo ka qenë shumë e përfolur jo vetëm për këngët që ka publikuar këtë vit por edhe për intervistat e ndryshme që ka realizuar në SHBA, të cilat tregojnë se këngëtarja po ecën në një rrugë të suksesshme.

Por ajo asnjëherë nuk i harron fansat shqiptar. Ditën e djeshme u bë me dije se Dafina ishte kthyer në Kosovë dhe sot ajo ka lajmëruar se do të sjell një këngë për të gjithë adhuruesit shqiptar, pasi kënga do të jetë në gjuhën shqipe.

Sipas ‘Prive.al’ kënga do të titullohet ‘Ti e din’ dhe do të publikohet ditën e sotme. Kjo është kënga e parë shqip nga Dafina, pas largimit të saj në Amerikë.



