Rina Balaj dhe Sin Boy nuk janë më bashkë e tashmë kjo është e konfirmuar. Në një intervistë për "Prive", Rina tregoi se lidhja e tyre kishte filluar të bëhej toksike.

Një tjetër faktor i ndarjes ishte dhe distanca.

"Gjithçka ka ndodhur si duhej të ndodhte. Nuk ishte e shpejt apo e papritur.", tha Rina shkurt duke këmbëngulur se nuk është një ndarje për marketing.

Këngëtarja tha se tani “ndihet shumë spirituale, në paqe me veten”.

Sa jep shanse të dyta Rina? “Varet sa ndikim ke në jetën time. Nëse je shumë i rëndësishëm falim pak…”,tha ajo kur u pyet nga gazetari, por shtoi se “çfarë thuhet nuk ngjitet aq shpejt”.


