Nga Shqipëria / E Diel 18 Shtator 2022, 21:09

Enrique Iglesias harron që është i martuar, puth në buzë fansen

Enrique Iglesias i ka habitur fansat pasi shpërndau një video ku puthte një fanse në Las Vegas të premten në mbrëmje. Enrique e kapi fansen nga beli dhe e lejoi që ajo të bënte disa selfie, por pak më vonë artisti guxoi dhe e puthi. 

Këtë moment ai e ndau me 17.1 milionë ndjekësit në Instagram.

47-vjeçari është i martuar me 41-vjeçaren Anna Kournikova prej më shumë se dy dekadash. Fansat komentuan të shqetësuar se videoja nuk do i pëlqente gruas së këngëtarit latin. 

Enrique u martua me Anna-n në vitin 2001 dhe çifti ka tre fëmijë binjakët Nicholas dhe Lucy dhe vajzën dy vjeçe Mary.