Nga Shqipëria / E Diel 18 Shtator 2022, 16:04

Pas humbjes së binjakëve, Delinda Disha flet për planet e zgjerimit të familjes

Aktorja e humorit Delinda Disha ka bërë së fundmi një bisedë me ndjekësit në rrrjete sociale. Një prej tyre e ka pyetur nëse ka ndërmend të zgjerojë familjen dhe ajo nuk ka hezituar t'i përgjigjet.

"Kur do t'i bësh motër Desantinit?", i ka shkruar ndjekësi. "Shumë shpejt", i është përgjigjur Delinda.

Kujtojmë se në Mars të këtij viti aktorja humbi binjakët që po priste.