Nga Shqipëria / E Diel 18 Shtator 2022, 16:04

Temperatura të paqëndrueshme, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

Java nis me mot të kthjellët ditën e Hënë në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Ditën e martë parashikohet një paqëndrueshmëri e lehtë. Sipas SHMU pjesa e parë e ditës parashikohet me mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Më pas përsëri mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Duke filluar nga dita e Mërkurë deri dhe ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare kryesisht në orët e mesditës.